Vrau moldaven me thikë në oborrin e shtëpisë së tij, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali. Emri

0

Gjykata e Apelit të L’Aquila-s konfirmoi sot dënimin me burgim të përjetshëm për Roland Bushin, muratorin shqiptar 30-vjeçar i akuzuar për vrasjen e Aliona Oleinic, moldaves 33-vjeçare.

Ai e goditi 11 herë me thikë në kopshtin e shtëpisë së tij në Francavilla al Mare më 3 shtator 2019.

Gruaja, e cila punonte në një klub nate që frekuentonte Bushi, vdiq në spitalin Gemelli në Romë 45 ditë pas shtrimit, pas gjashtë operacioneve.

I akuzuari për vrasje me dashje u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Assize e Chieti-t.

Bushi, i cili qëndroi me viktimën pasi e masakroi me thikë në atë kohë, ka përsëritur edhe sot pendimin e tij. Në gjyqin e shkallës së parë ai pretendoi se Aliona ishte e dashura e tij dhe se atë mëngjes, kishte konsumuar drogë dhe alkool, dhe donte vetëm ta kërcënonte, por jo ta vriste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu