Vrau moldaven pasi nuk e pranoi…, burgoset përjetë 29-vjeçari shqiptar

0

Vrau moldaven pasi nuk e pranoi…, burgoset përjetë 29-vjeçari shqiptar

Një 29-vjeçar shqiptarë është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak se akuzohet për vrasjen e një gruaje nga Moldavia.

I dënuari mësohet të jetë Roland Bushi i cili u shpall fajtor për vrasjen e Aliona Oleinic 33-vjeç në kopshtin e saj pranë Chieti në Abruzzo në vitin 2019.

Mësohet se shqiptari e ka kryer krimin në një gjendje xhelozie pasi e reja refuzoi të dilte me të. Krimi i rëndë ndodhi më 3 shtator 2019. Viktima në atë kohë punonte si kamariere, ajo iu shtrua 6 operacioneve në 45 ditë pas sulmit me thikë të shqiptarit, por nuk arriti të mbijetonte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu