Vrau motrën në bashkëpunim me të atin, nis ballafaqimi në gjykatë

0

Ditën e sotme u mbajt ballafaqimi në gjykatë mes Shkëlzen dhe Faik Bucit me dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë Miklar Tolën.

Ky i fundit është personi i cili ka zbuluar para organeve të drejtësisë ngjarjen e 8 viteve më parë, ku Shkëlzen Buci ekzekutoi me plumb në kokë motrën e tij, në bashkëpunim dhe me babain Faik Buci.

Dëshmia e Tolës është decizive për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që dy të akuzuarit babë e bir i kanë mohuar në vazhdimësi ákùzat.

VRASJA E EGLANTINA BUCIT

Eglantina Buci ishte larguar nga shtëpia dhe babai bashkë me të vëllain Shkëlzen Buci e konsideruan këtë një ç’nderim të familjes. Tek ‘’Fresku’’ në Tiranë Shkëlzen Buci kishte lënë takimin me të motrën, ku në kërcënimin e armës e mori në makinë dhe më pas e vrau me plumb në kokë. Bashkë me të atin e morën dhe e groposën tek ‘’Mali me Gropa’’.

Një muaj pas groposojes, kafshët e egra e kishin zbuluar trupin e pajetë derisa një ditë një gjahtar gjeti eshtrat dhe njoftoi Policinë.Eglantina Buci ishte deklaruar e humbur, teksa kallëzimin e kishte bërë e ëma. Por Policia mori në pyetje të atin i cili deklaroi se ishte prositutë në Itali, pra ishte viktimë e trafikut të prostitucionit.

Policia ngriti dyshime kur familjarët nuk bënin asnjë kërkim apo tentativë për ta gjetur. Derisa në 2017 Shkëlzen Buçi ra në prangat e Policisë pas atentatit ndaj Mishel Prelës. Në pranga për këtë krim ra edhe Miklar Tola i cili bashkëpunoi me drejtësinë dhe rrëfeu për uniformat blu edhe vrasjen e Eglantinës, që sipas tij Shkëlzeni e vrau në sy të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu