Vrau pa mëshirë gruan me 14 plumba, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari. Emri

0

Është dënuar me burgim të përjetshëm Bajram Velija, shqiptari nga Prizreni i cili akuzohet se ka vrarë me 14 plumbave gruan e tij, Armenda Aliu.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i viktimës, Arianit Koci, përmes një postimi në rrjete sociale.

“Vrasësi i gruas së vet, Armenda Aliu Velija, u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata, ashtu si e kam propozuar në cilësinë e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, e ka dërguar porosinë në shoqërinë tanë: tash e tutje, vrasjet e grave do të dënohen maksimalisht. Përndryshe, ky vendim i guximshëm po e kthen besimin në sistemin e drejtësisë”, shkruan Koci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu