Vrau shokun e tij, ja çfarë tha Marius Dema para trupit gjykues

0

Gjatë seancës gjyqësore, ku akuzohet për 4 vepra penale dhe më e rënda është “vrasje me dashje”, Dema u shfaq i penduar dhe i penduar duke deklaruar: “Qemën e kisha si vëlla dhe gjithçka ka ndodhur aksidentalisht”.

Marius Dema dhe 4 shokët e tij që ishin të pranishëm, të cilët janë miq të të dyve dhe akuzohen për moskallëzim krimi kanë dalë kokulur para gjykatës, ku do të njihen sot me masën e sigurisë.

Gjatë seancës gjyqësore, Prokurori përshkroi dhe pamjet e kamerave të sigurisë ku të gjithë shokët po konsumonin ushqim dhe pije para se të ndodhte vrasja e Mehmet Qemës.

Në një moment, drejton armën nga shoku i tij. Pasi arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, shihet në kamerat e sigurisë se si viktima rrëzohet nga karrigia dhe shoku i tij vrapon për ta mbajtur dhe pastaj e ul në karrige.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu