I shtrirë në tokë e duke qarë, dëshmitari tregon si e gjeti Marjus Demën pas vrasjes së shokut: “O çfarë bëra më vdektë goca”

0

Në cilësinë e dëshmitarëve të ngjarjes, grupi hetimor i cili po heton zbardhjen e vrasjes në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së hënës, ka marrë edhe dëshminë e një pronari servisi për makina i cili ndodhet pranë vendngjarjes.

Ai ka rrëfyer para grupit të hetuesve se atë natë po punonte deri vonë në servis, dhe dikush e kishte marrë në telefon dhe i thotë ‘plasi arma te shtëpia e bardhë’.

“Ai vetë ka deklaruar se nuk kishte dëgjuar asnjë krismë pasi ishte në servis dhe kishte dalë jashtë duke u afruar për të parë se cfarë kishte ndodhur. Ai tregon se kishte parë disa djem që po largoheshin në drejtime të ndryshme, kishte parë edhe një person që quhej Marius, ishte i shtrirë dhe po qante po bërtiste po fliste përcart, ‘o cfarë bëra më vdektë goca’, dhe fliste në telefon. Kishin dalë edhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar situatë alarmante mesa kishte parë. Marius me mbiemër Dema, mesa dinte ai, punonte në call center te lokali të shtëpia e bardhë.” thuhet në dosjen hetimore.

Lidhur me ngjarjen, ku mbeti i vrarë 27-vjecari Mehmet Qema, Prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për Marjus Demën, autorin e vrasjes si dhe ‘arrest shtëpie’ për katër personat e tjerë te akuzuar për moskallzim krimi. infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu