Vrau shqiptarin në Gjermani dhe iku në Izmir, natyralizimi shpëton turkun, media gjermane: Ja çfarë ka ndodhur me ‘rokerët vrasës’

0

A do të mbetet e pandëshkuar përgjithmonë vrasja gjakftohtë në lokalin “No Name” sepse vrasësi i dyshuar i shmanget ekstradimit në Gjermani me një “natyralizimi rrufe”?

Kështu shkruan media gjermane “Bild”, e cila i ka kushtuar një shkrim dy “rokerëve vrasës” të akuzuar për vrasjen e 29-vjeçarit shqiptar.

Ai konsiderohet si rokeri më brutal dhe në listën e të kërkuarve të autoriteteve hetimore të Këlnit si një nga kriminelët më të kërkuar: Erkan A., 35 vjeç, ish-bosi i bandës famëkeqe Hells Angels “C-Town”. Pas një arratisjeje gjashtëvjeçare, së fundmi ai ishte në paraburgim ekstradimi në Izmir, Turqi. 35-vjeçari ka qëlluar gjakftohtësisht një shqiptar 29 vjeç, më 19 shkurt të vitit 2016, një akt hakmarrjeje brutal.

Por rokeri tashmë është turk dhe është pritur ngrohtë nga vëllezërit. Megjithatë deri më tani Turqia nuk ka pranuar që ta ekstradojë vrasësin e shqiptarit dhe mikun e tij.

Kushtrim P., 29 vjeç u qëllua në fytyrë disa herë dhe vdiq në vend. Fillimisht u tha se krimi ndodhi pas një incidenti të momentit por më pas u mësuar se ai u vra sepse hyre në “shisha bar” të dy bosëve turq dhe aty gjeti një sasi droge me vlerë disa mijëra euro.

Nga inati dhe në shenjë hakmarrje dy bosët turq kanë vënë një shpërblim prej 4 mijë eurosh për këdo që u sillte shqiptari që e akuzonin për vjedhje të lëndës narkotike. Natën e krimit dikush e spiunoi shqiptarin dhe dy turqit erdhën dhe e vranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu