Vrau veten dhe të dashurën 22-vjeçare, fqinjët tregojnë detaje shokuese për 41-vjeçarin

0

Një drejtor marketingu i gjetur i vetëvrarë së bashku me të dashurën e tij 22-vjeçare në një akt vrasje-vetëvrasjeje, kishte një seri të dashurash të reja, u zbulua së fundmi nga mediat britanike.

Trupat e 22-vjeçares Maddie Durdant-Hollamby dhe i Ben Green u gjetën në fundjavë në një shtëpi në Kettering në veri të Londrës

Detektivët thanë se po trajtojnë vdekjen e Maddie, si vrasje, ndërsa atë të burrit 41 vjeçar si vetëvrasje. Ata nuk po hetojnë për të dyshuar të tjerë në lindje me ngjarjen.

Maddie e Green besohet se ishin në një marrëdhënie pasi ishin njohur në kompaninë ku punonin të dy Alumasc Water.

Maddie shpenzonte kohë edhe në shtëpinë e Green edhe në shtëpinë e madhe të prindërve të saj.

Policia e Northamptonshire tha se ata nuk kishin precedentë për abuzim shtëpiak dhe se kishin qenë të lumtur së bashku.

Policia është ende duke kërkuar për prova në vendngjarje. Ata besojnë se Green ka vrarë Maddie para se të vriste veten.

Një nga fqinjet e Green, e cila nuk dëshironte të emërohej, tha se ai kishte pasur një seri vajzash të tjera para Maddie, që i vinin në shtëpi.

Gruaja që jetonte ngjitur me Green prej dy vitesh, tha: “Femra të ndryshme vinin te ai. Ato ishin shume të ngjashme me atë [Maddie]. Ishin të reja, të gjitha mes 22 e 30 vjeç. Ka pasur të paktën tre të dashura të ndryshme. Ato zgjasnin secila për disa muaj e më pas shfaqej një e re”.

Gruaja përshkruante Green si “njeri i vështirë” për t’u njohur dhe e quante “arrogant”.

Ajo shtonte: “Nganjëherë unë e përshëndesja por ai as nuk përgjigjej”.

“Përshëndeste burrin tim por jo mua. Më shikonte sikur të thoshte ‘pse po më flet?’ Por kjo që ndodhi ishte shumë e rëndë, më bëri të ndjehem keq.”

Një tjetër fqinj konfirmonte se vajza të reja vinin të vizitonin shpesh drejtorin e marketingut.

Adam Rodwell, 30 vjeç nga Kettering, tha: “Ato ishin shumë të reja, në të njëzetat. Ai vetë nuk thoshte gjë nëse nuk i flisje i pari. Ishte arrogant, kjo ishte sjellja e tij”.

Një nga miqtë e Green e përshkruante atë si “baba i mrekullueshëm” dhe shtonte se ishte me Maddie prej dy vjetësh.

Ai tha për të përditshmen ‘The Sun’: “Ben ishte shok i mirë… më vjen keq për fëmijët e tij të cilët shkonte t’i takonte çdo fundjavë”.

Hetimet vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu