Zhduket 15-vjeçarja, prindërit denoncojnë: Kemi frikë për sigurinë e saj

0

15-vjeçarja që shihni në foton e mësipërme është zhdukur që prej ditës së djeshme në qytetin e Vlorës. Lajmin e ka bërë publik gazetari Enrik Mehmeti, pas denoncimit të bërë në polici nga familjarët e të miturë.

Gazetari apelon që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e saj të komunikojë sa më shpejt me organet kompetente dhe të ndihmojë në gjetjen e saj.

Postimi i plotë: Prindërit e një 15 vjecare kanë denoncuar zhdukjen e saj prej ditës së djeshme. Kur janë kthyer në banesë, 15 vjeçarja me inicialet F.S nuk ka qën në shtëpi dhe nuk ka lajmëruar askënd Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ata kanë denoncuar në polici për zhdukjen e të miturës. Familjarët janë shprehur se kanë frikë për sigurinë e të miturës dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Kush ka infoormacion të njoftojë policinë. Kush ka mundësi ta shpërndajë .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu