Vrau veten duke u hedhur nga ndërtesa, i merr jetën edhe vajzës që ishte poshtë

0

Miqtë e ngushtë të 29 vjeçares tragjike Taylor Kahle, i bënin homazhe gruas së re që kishte dalë me një djalë, me te cilin sapo kishte njohur, kur u godit për vdekje nga një burrë vetëvrasës që binte nga lart.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në San Diego, SHBA.

Miqtë e saj thonin se ajo kishte dalë me dikë i cili vërtet i pëlqente, e për të cilin ishte e emocionuar për nisjen e nje lidhjeje serioze.

Shoqja e saj Laurel McFarlane tha: “Ajo ishte shumë e dashur, shumë e mirë. Sapo kishte njohur dikë që vërtet i pëlqente, ishte e emocionuar që kishte gjetur dikë me të cilin lidhej emocionalisht.”

Taylor dhe i njohuri i saj qëndruan për pak kohë në një restorant për pica, dhe pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se ata u ngritën së bashku nga tavolina dhe ecën për të kaluar rrugën.

Disa momente më vonë, sapo ata po ecnin poshtë një strukture parkingu, trupi i një burri bie me të gjithë forcën mbi të.

Si ajo dhe burri vetëvrasës vdiqën, ndërsa i njohuri i saj nuk u lëndua.

Pamjet tregonin dy njerëz që po ecnin prapa tyre të shtangur nga rënia, duke qëndruar të ngrirë për disa sekonda, para se të afroheshin për të ndihmuar.

Laurel thotë se vajza fatkeqe kishte qenë më parë shumë e turpshme: “Por është e pabesueshme të shikosh sesi një person lulëzon për t’u bërë e zgjuar dhe e patrembur. Ishte një person i mrekullueshëm, që jeta iu ndërpre në mënyrë kaq tragjike”, shtoi mikesha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu