Vret veten me armë gjahu i moshuari

0

Një i moshuar ka vrarë veten me armë gjahu në banesën e tij në Shkodër. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Trush të Shkodrës mëngjesin e sotme, ku 81 vjeçari me inicialet M.M dyshohet se është vrarë me armë gjahu në banesën e tij.

“Rreth orës 10:15, në fshatin Trush, Shkodër, dyshohet se shtetasi M. M., 81 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu