Vriten tre persona brenda një makine në Francë, autoritetet e lidhin ngjarjen me trafikun e drogës

0

Tre persona janë qëlluar për vdekje në një makinë në qytetin jugor francez të Marseille, ku kohët e fundit ka pasur rritje të dhunës për shkak të trafikut të drogës.

Të shtënat e fundit kanë ndodhur në një zonë banimi të qytetit të dytë më të madh të Francës.

Makina, në të cilën ndodheshin tre personat u qëllua menjëherë pasi ata u larguan nga një klub natë.

Dy nga të shënjestruarit u larguan nga vendi i ngjarjes, ashtu si edhe sulmuesit e panjohur, raporton BBC.

Policia e lidh ngjarjen me tregtinë e drogës. Kjo e dërgon në 21 numrin e vrasjeve të lidhura me drogën në këtë qytet deri më tani këtë vit, thotë agjencia e lajmeve AFP.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu