Vritet 21-vjeçari shqiptar në Angli, fqinjët: Dëgjuam të bërtitura. Emri

0

Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me thikë në Londër. Viktima është Renato Geci. Për krimin u arrestuan një 31-vjeçar dhe një grua, që akuzohet se e ndihmoi autorin e krimit.

Në vendin e ngjarjes, përpos Gecit që ndërroi jetë u gjet i plagosur edhe një tjetër person, i cili u transportua në spital. Ngjarja ndodhi të hënën, ndërsa arrestimet u bënë sot nga policia. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet.

“Dëgjuam të bërtitura. E gjitha është shumë tronditëse. Të gjithë banorët po më pyesin se çfarë ka ndodhur” tha njëri nga fqinjët.

Në rrjetet sociale kishte mjaft komente prekëse për vdekjen e të riut. Ritvan Geci, një i afërm i viktimës, shkruan “Me dhimbje të thellë ju informoj se vëllai im Renato Geci ka ndërruar jetë.

“Qofsh i parajsës, vëlla. Unë gjithmonë do t’i mbaj kujtimet fort në zemrën time”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu