Vritet me armë zjarri një 40 vjeçar. Njoftimi i policisë

0

Vritet me armë zjarri një shtetas në Vlorë. Viktima është Gentjan Qarri. Megjithëse u dërgua në spital, ai nuk mundi ti mbijetojë plagëve.

Policia njofton se ishte ora rreth 18:16 kur ai u qëllua në rrethana ende të paqarta në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës. 40-vjeçari ishte duke ecur në këmbë në momentin që u qëllua nga një makinë në lëvizje.

Pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital, 40-vjeçari ndërroi jetë. Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu