Elyas Dayee, gazetar i Radios Evropa e Lirë, është vrarë të enjten në provincën afgane Helmad, si pasojë e një bombe që i është vënë në makinën e tij. Omer Zwak, zëdhënës i guvernatorit të provincës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se bomba e vënë në makinën e Dayee, ka vrarë gazetarin dhe ka plagosur tre persona tjerë, duke përfshirë vëllain e tij.
Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin. Dayee ka punuar për Shërbimin e Afganistanit në Radion Evropa e Lirë.