Telefonatat e” fundosën”/ Arrestohet me 37 kg marijuanë shqiptari në Itali

0

Mediat italiane kanë raportuar, se falë një aksioni të bërë nga skuadra policore Reggio Emilia është bërë I mundur arrestimi i një shqiptari 39-vjeçar, i cili do të tregtonte në Itali 37 kg marijuanë.
Arrestimi i shqiptarit u bë pas zbulimit të disa bisedave që ai kishte bërë me një italian për të importuar një sasi të madhe lëndësh narkotike.
Ndër të tjera mediat bëjne me dije se ai ishte larguar nga Shqipëria me një marrëveshje me bashkëpunëtorin e tij shqiptar.
Autoritetet italiane kishin monitoruar organizatorin e importit të drogës deri javën e kaluar kur hetuesit morën vesh se burri shqiptar kishte hyrë në Itali, ku do të qëndronte për disa ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu