‘Vuan nga demenca’, deklarata “bombë” e babait për Britney Spears

0

Sipas një raportimi të ri, babai i Britney Spears tregoi se vajza e tij vuan nga *demenca, ndërsa paraqiti dokumentet për të kontrolluar financat e saj mbi një dekadë më parë.

Publikimi i këtij lajmi bombë do të diskutohet në një dokumentar të ardhshëm të BBC-së në lidhje me këngëtaren 39-vjeçare. Dokumentari do të publikohet së shpejti dhe quhet “The Battle for Britney”. Lajmi është raportuar nga The Sun.

68-vjeçari, Jamie Spears, thuhet se shënoi në dokumente demencën si një arsye për marrjen e kontrollit mbi pasurinë e vajzës së tij, sipas dokumenteve të treguara në dokumentar.

Jamie ka marrë kujdestarinë e së bijës që pas problemeve të saj me shëndetin mendor në vitin 2007.

*Shënim: Demenca nuk është një sëmundje specifike, por është një term i përgjithshëm për paaftësinë për të kujtuar, menduar ose marrë vendime që ndërhyjnë edhe në aktivitetet e përditshme. Sëmundja Alzheimer është lloji më i zakonshëm i demencës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu