Vuçiç: Gjasat që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës janë të mëdha

0

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas kthimit nga Nju Jorku, ka mbajtur një fjalim për mediat ku ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Vuçiç u shpreh se gjasat që ky anëtarësim të ndodhë janë të mëdha, ndërsa tha se po bënte çmos për ta parandaluar këtë gjë.

“Më 16 maj presim një raport për anëtarësimin e Kosovës në atë organizatë. Pranimi i Kosovës në anëtarësimin e Këshillit të Evropës është pika e dytë dhe tani ka një fushatë gjithëpërfshirëse të interpretimit fleksibël të obligimeve të Prishtinës dhe në të njëjtën kohë zbatimit të teorive të ndryshme për fajin e lidershipit serb se pse Kosova nuk do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Gjasat që të ndodhë janë të mëdha, ne po bëjmë çmos për ta parandaluar, sepse respektojmë rregullat evropiane, gjithçka kemi rënë dakord me Evropën dhe me amerikanët. Sekuenca e parë ishte formimi i një bashkësie të komunave serbe, pastaj pas vizitave të çuditshme në Athinë, pati një ndryshim në ato marrëveshje.”, tha Vuçiç.

Më 16 dhe 17 maj, ministrat e Jashtëm të Këshillit të Evropës do të diskutojnë e votojnë për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këshill.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu