Elbasan – Xhamia Ballijes është përzgjedhur si një nga 5 objektet më të bukura të kultit në botë dhe ka arritur në finalen e çmimit prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2025” nga ArchDaily, një prej platformave më të njohura ndërkombëtare në fushën e arkitekturës.
Ky vlerësim është një njohje e madhe për arkitekturën bashkëkohore shqiptare, duke e vendosur Elbasanin në hartën globale të arkitekturës fetare. Xhamia Ballijes shquhet për dizajnin e saj inovativ, që ndërthur me mjeshtëri traditën islame me elemente moderne, duke krijuar një hapësirë unike për besimtarët dhe vizitorët.
Arkitektura e saj përfaqëson një qasje të re në ndërtimin e objekteve të kultit, duke ruajtur identitetin kulturor dhe njëkohësisht duke reflektuar vlera bashkëkohore estetike dhe funksionale. Ky nominim në një garë prestigjioze si “Building of the Year 2025” është një tregues i rëndësisë dhe ndikimit të saj në skenën ndërkombëtare të arkitekturës.
Një arritje e madhe për qytetin tonë dhe për Shqipërinë, duke dëshmuar se arkitektura shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje dhe vlerësim në botë!