Xhaxhai dhe nipi rrihen me njëri-tjetrin, 5 të arrestuar në 24 orët e fundit

0

Në Fier janë arrestuar 5 persona gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, 3 prej të cilëve dhunë në familje dhe 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

2 nga personat e arrestuar për dhunë në familje janë shtetasit me inicialet Q.XH., 50 vjeç, dhe F.Xh., 24 vjeç., të cilët u goditën me sende të forta pas një sherri me njëri-tjetrin.

“DVP Fier

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, 3 prej tyre për veprën penale “Dhunë në familje” dhe 2 të tjerë pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 46 vjeç, banues në Fier pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 43 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan shtetasit Q. Xh., 50 vjeç dhe F. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme (xhaxha dhe nip), pasi për motive pronësie janë goditur me sende të forta me njëri tjetrin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.Y., 30 vjeç, banues në Varibob, Fier dhe V. Ç., 44 vjeç, banues në Fier pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar përkatësisht automjetet tip “Benz” dhe “Mitsubishi” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale,” njoftoi Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu