Xhelal Mziu e tepron me deklaratën, kush prek votat do e pësojë si ai i Elbasanit

0

I pari i listës së Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka bërë një deklaratë të fortë gjatë ditës së djeshme, pasi mbështetësit e kësaj force politike ndaluan një makinë të mbushur me param, që do përdoreshin nga socialistët për blerjen e votave.

Mziu ka thënë se PD nuk do të lejojë askënd që të ndryshojë vullnetin e qytetarëve, por duket se e ka tepruar pak, teksa është shprehur se kushdo që mendon të blejë votat, do ta pësojë si Pjerin Xhuvani në Elbasan.

“Kemi ngritur grupet e gatshme nga sot dhe në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja mjafton një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit”, u shpreh Mziu përpara mbështetësve të tij.

”I bëj thirrje çdo qytetari të Dibrës të dalë dhe ta mbrojë me gjak, me sopata, me drunj apo çfarë të dalë para kushdo që do përdorë voton e një qytetari. Jam i sigurtë që jo vetëm demokratët , por edhe socialistët janë bashkuar në këtë betejë”, tha më herët Mziu gjatë fjalës së tij.

Dhjetra simpatizantë të PD-së dhe të LSI-së në Dibër, ndaluan dje një mjet ku udhëtonin dy punonjës të Bashkisë, që kishin me vete rreth 5 milionë lekë, të cilat do ti shpërndanin për blerjen e votave, pasi në makinë iu gjet dhe një listë me emrat e qytetarëve.

Nga policia nuk ka ende një njoftim zyrtar për këtë ngjarje, ndërkohë që sipas PD-së vota duhet mbrojtur me çdo kusht, sa kohë që Policia është bërë palë me pushtetin.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu