“Xhelozi” flokësh mes Bashës dhe Manjës, kreu i PD i përgjigjet ministrit të Drejtësisë: Të ngelën lesht e mi në gojë!

0

Ministri Ulsi Manja dhe Lulzim Basha kanë “hedhur dhe pritur” ironi e batuta nga salla e Parlamentit këtë të enjte.

Ishte Manja i cili e ironizoi për flokët duke i thënë se herën tjetër do dhe që “t’i nxijë” pak më shumë, ndërsa ai iu përgjigj duke i thënë se duhet të shohë hallet e tij, dhe jo të merret me flokët.

Denoncimi i Alibeajt: Punonjësit e BKH u dëbuan nga oborri i kryeministrisë!
Basha iu drejtua Ulsi Manjës, duke i thënë se “ti dhe shefi jot, jeni nona e korrupsionit”.

Debati Alibeaj, Basha dhe Manja:

Manja: Ti je i pakënaqur dhe me veten, ti kur nuk u kënaqe kur të bëri Berisha ministër Drejtësie, nuk ke për tu kënaqur kurrë. Tregoni vullnetin tuaj për të mbështetur SPAK. Ai që është pas teje (Basha) të shkojë në SPAK dhe të thotë unë vihem në dispozicion që të hetohem për rrugën e kombit sepse i kam shpëtuar me raport mjek. Kam një çështje të lobimit rus, ma hetoni ju. Kjo është dashnia për SPAK. Ky është dallimi, ti thinjesh, mua më bien flokët.

Alibeaj: Të shkojmë ne atje? Po të bëj edhe unë një ftesë, hiqni imunitetin. Krijojani mundësinë SPAK-ut, vijnë vete ata me pranga në dorë. Votoni Vettingu-n, kjo është mënyra sesi i shërbehet drejtësisë. Të shkojmë atje kokëulur pa komente.

Basha: Kaq rëndë je Ulsi, një njeri që nuk ka argumenta dhe merresh me gjëra personale. Merresh me lesht e mi, të ngelën lesht e mi në gojë. Edhe atij që mungon sot. Ke hallin e Durrës-Kukës, bëje pra. Unë kam kërkuar heqjen e imunitetit për veten time. Ju jeni mashtrues. 21 janari? A nuk jeni ju që i bëtë kryetarë bashkie gardistët. E puthët dhe e vutë në fron sebepin e 21 janarit, e bëtë president. Apo e ke fjalën për rastin kur kryeministri ka korruptuar një zyrtar të një shteti aleat (McGonigal)? Këto të gjitha janë gjëra të stërkonsumuara dhe nuk u thua shqiptarëve pse i gënjeve kur amnistove të korruptuarit. ti dhe shefi yt jeni nona e korrupsionit.

Manja: Basha, nuk kam ndonjë merak dhe nuk merrem me gjëra personale, por më dhimbset vetja se jemi moshatarë. Ty të shtohen flokët dhe mua më bien më vjen mirë që ti je këtu. E dyta, tani se kush thotë të vërtetën këtu në këtë sallë…por ndryshe nga ti kur të tuttë thonë që kur pyetesh për orën gënjen, të mitë nuk e thonë për mua. Ditën kur ta thonë, do iki nga politika. E kam deklaruar se është bërë refren dosja 184, unë jam gati, ti je gati? Kaq është, të tjerat janë retorikë. Kjo maxhorancë ka meritën e madhe që vuri në gojën e shqiptarëve fjalën SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu