Xhemi Shehu i jep Arbana Osmanit komentin sarkastik

0

Moderatoret shumë të dashura nga publiku, Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani janë prej vitesh mikesha të ngushta. Ato shihen pothuajse kudo në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe nuk i kursejnë fotot në rrjete sociale.

Dy moderatoret kanë dalë këtë të Hënë dhe kanë shkrepur një selfie për Instagram, të cilën e ka publikuar Arbana. Ajo iu ka kërkuar ndjekësve të bëjnë tag mikeshën e tyre të ngushtë, por komenti i Xhemit ka marrë të gjithë vëmendjen.

Në postimin e Arbanës për shoqet e ngushta, Xhemi i ka bërë tag Orinda Hutës dhe jo asaj. Kjo është vënë re nga ndjekësit të cilët e kanë pritur me shumë të qeshura.

Kujtojmë se Orinda dhe Xhemi janë po ashtu mikesha, të cilat u afruan akoma më shumë gjatë kohës së karantinës. Dy moderatoret kanë kaluar dhe pushimet bashkë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu