Xherdan Shaqiri rezulton pozitiv në testin e Covid-19

0

Mesfushori i Liverpool me origjinë nga Kosova , Xherdan Shaqiri, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Ai do të mungojë në ndeshjet me kombëtaren zvicerane pasi që do të vetizolohet.
Në deklaratën e kombëtares zvicerane është bërë me dije se Shaqiri gjendet në vetizolim.

“Xherdan Shaqiri ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Në konsultim me autoritet shëndetësore, ai është në izolim. Masat dhe kërkesat e rrepta mbrojtëse të UEFA-s për ekipet kombëtare në përputhje me ‘Protokollin e UEFA-s’ janë respektuar në mënyrë rigoroze. Bazuar në këtë, aktualisht po bëhen sqarime me autoritetet lokale shëndetësore se si të veprohet”, është thënë në këtë deklaratë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu