Yuri Kim bën bilancin e punës së Gjykatës Kushtetuese: Rastet e vështira po vijnë

0

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter ka bërë një bilanc të punës së deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, e cila u bë funksjonale në Dhjetor të 2020-ës pas 3 vjetësh paralizimi nga Reforma në Drejtësi.

Kim shprehet që gjatë këtyre muajve Kushtetuesja ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka lëshuar 25 vendime.

Diplomatja amerikane thekson gjithashtu se SHBA-të do të jenë me Shqipërinë derisa sistemi i Drejtësisë të jetë plotësisht funksional.

Yuri Kim: Pas 3 vjet paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në Dhjetor 2020. Që atëherë, Gjykata ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka lëshuar 25 vendime. Rastet e vështira po vijnë. Reforma në drejtësi është e vërtetë.  Amerika do të jetë me Shqipërinë derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu