Yuri Kim: E gjithë bota me sytë nga Shqipëria,miqtë tuaj janë duke ju parë

0

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka dhënë një deklaratë ndërkohë që ka qenë e shoqëruar nga ambasadori britanik dhe ambasadorja e Spanjës.

Ajo tha që në këto momente e gjithë bota i ka sytë nga Shqipëria, dhe prandaj duhet të garantohet një proces i rregullt numërimi.

Kim tha që populli shqiptar dhe autoritetet e kanë bërë punën e tyre, tashmë edhe politikanët duhet të bëjnë punën e tyre dhe të presin me durim përfundimin e procesit të numërimit.

Gjithashtu ajo kërkoi që të shmangeshin deklaratat e fitoreve nga ana e partive politike nga entuziazmi i momentit.

“Ne jemi këtu për të mbështetur në këtë punë shumë të rëndësishme dhe për këtë arsye vendosa të vij së bashku me abasadorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe ambasadoren e Spanjës.

Ne folëm për atë që kishte ndodhur këtu për disa gjeëra që ndohin edhe në SHBA.

Ajo që është e rëndësishme është që të kemi një dakordësi.

Më lejoni të them që e gjithë bota i ka sytë tek Shqipëria tani.

Miqtë tuaj veriorë, dhe perëndimorë janë duke ju parë.
Është gjë e mirë të shoh numëruesit duke numëruar fort, pa u lodhur dhe duke vazhduar punën.

Sic e kam shprehur votuesit e kanë bërë punën e tyre.
Autoritetet e kanë bërë punën e tyre, politikanët të jenë të duruar dhe të presin.

E di që nga entuziazmi i momentit disa nga palët kanë shpallur fitoren por ka ende shumë vota për t’u numëruar.

Kështu që duhet të jemi të duruar dhe të presim të përfundojë procesi i numërimit në të gjithë vendin”- tha Yuri Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu