Yuri Kim në takim me drejtuesit e SPAK: Koha e pandëshkueshmërisë po mbaron

0

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe me drejtoreshën e BKH, Aida Hajnaj.

Në një reagim në Twitter pas takimit, Yuri Kim thotë se ata e siguruan që janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi dhe për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin.

“2021 filloi me raste të mëdha nga SPAK. Sot, në takimin tonë me Shefin Kraja dhe Drejtoreshen Hajnaj më siguruan që ata janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi dhe për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin qoftë për korrupsion, krim të organizuar, apo zgjedhje. Koha e pandëshkueshmërisë po mbaron,” shkruan Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu