Zanfina feston sot ditëlindjen, ja dedikimi më emocionues që i bëhet

0

Zanfina s’e tregon fare moshën që ka dhe duket ende si në fillim të të 20-ave të saj, teksa ruan ende freskinë e kësaj moshe.

E padyshim në këtë ditë kaq speciale, nuk kishte si të mungote një urim plot dashuri nga motra e saj, Adelina. Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, këngëtarja i ka shkruar një dedikim.

 “Më e bukura. Ishe fëmiu më i ëmbël në botë, për t’u bërë vajza më e bukur që njoh”, shkroi Adelina krahas fotos.

Zanfina Ismaili ka 3 vite që nuk është aspak aktive në muzikë dhe kënga e fundit që ka publikuar është “S’je ai mo”. Ndërkohë që të gjithë mendonim se kjo mund të ishte një pauzë, njësoj siç bëri edhe Adelina disa vite më parë, në fakt nuk ishte e tillë. E ftuar në emisionin “tetë a tetë” të motrës së saj, Zanfina zbuloi se ka marrë një vendim pa kthim pas.

Ajo tregoi se nuk do i rikthehet më muzikës dhe se kapitullin e saj të karrierës artistike e ka mbyllur përfundimisht. Zanfina tha se aktualisht po punon në dy profesione të ndryshme, por preferoi të tregonte se për çfarë bëhet fjalë.

Zanfina i është futur botës së medias njësoj si motra e saj e madhe, Adelina. Por në krahasim me Adelinën që është pjesë e ekranit, Zanfina ka zgjedhur të jetë më e fshehtë. Ajo ka nisur punë në një radio në Prishtinë, por nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë gjë.

Ditë më parë, ajo i ka suprizuar të gjithë me postimin e fundit në Instagram teksa publikoi një foto ku shfaqej në një studio muzikore. Ajo dukej mjaft e përqendruar ndërsa pranë saj shiheshin disa blloqe me shënime dhe kjo shtoi dyshimet se mos vallë bukuroshja po punon për t’u rikthyer në botën e muzikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu