Zayn Malik krijon një llogari në një aplikacion dating për njerëzit e kolmë?

0

Zayn Malik dyshohet se u regjistrua në një aplikacion dating (takimesh) pas ndarjes së fundit nga Gigi Hadid.

Një burrë që duket se është këngëtari i “Pillowtalk”, shihet në aplikacionin WooPlus në një video që po qarkullon në internet.

Klipi tregon një djalë që duket njësoj si Malik – veçse ka një mjekër më të plotë – që merr pjesë në një sfidë me emoji. Emri në profil është “Zed” dhe vendndodhja është vendosur Ottsville, Philadelphia, Pennsylvania. Malik jetonte në Pennsylvania kur ishte në një lidhje me Hadid.

Zayn Malik krijon një llogari në një aplikacion dating për

WooPlus është një “aplikacion takimesh për njerëzit e kolmë për të gjetur dhe për të shijuar dashurinë”, sipas faqes së saj të internetit.

Zayn Malik krijon një llogari në një aplikacion dating për

Për të krijuar një llogari në aplikacion, përdoruesit duhet të verifikojnë identitetin nëpërmjet teknologjisë së njohjes së fytyrës, gjë që i bëri fansat të besojnë edhe më shumë se është një profil i ligjshëm.

Malik ka folur hapur për dashurinë për gratë e kolme, duke thënë për Billboard në vitin 2016, “Më pëlqejnë vajzat që janë paksa të kolme në zona të caktuara – zonat e këndshme.”

Zayn Malik krijon një llogari në një aplikacion dating për

Ish-anëtari i One Direction mund të jetë në kërkim të një dashurie të re pas ndarjes nga Gigi. Ju kujtojmë se ai u akuzua nga nëna e Hadid, Yolanda, e cila pretendoi se Zayn e ka dhunuar. Këngëtari i ka mohuar pretendimet.

Ndarja e tyre erdhi një vit pasi ata sollën në jetë vajzën, Khai-n, në shtator të vitit 2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu