Zbardhen detaje nga konflikti që ndodhi mbrëmë në lokal në Elbasan ku përfunduan në spital dy persona

0

Një sherr me sende të forta ka ndodhur në një lokal afër Universitetit ”Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, që pak kohë më parë i është vendosur dhe tritol.

Lokali ndodhet saktësisht në lagjen ”Haxhias” teksa dy të rinj kanë mbetur të plagosur nga sherri.

Mes të plagosurve me sende të forta janë djali i pronarit të lokalit dhe një 24-vjeçari E.Bekteshi me precedent penal.

Po ashtu njëri prej autorëve të sherrit mësohe se është në kërkim policor dhe dyshohet se është i përfshirë në ngjarje.

Dëshmitarët gjithashtu kanë pohuar se të rinjtë kishin armë tip pistolete por nuk i përdorën dhe goditën me sende të forta.

Nga konflikti është goditur me sende të forta edhe automjeti i pronarit të lokalit.BW

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu