Zbardhen detaje për atentatin në Shkodër, shënjestra sa ishte kthyer nga Anglia

0

SHKODËR– Armand Babaj, 42-vjeçari të cilit iu bë atentat në Shkodër kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer nga Anglia. Babaj është nga Mjeda, Bashkia Vau i Dejës. Ai po udhëtonte me një mjet të llojit “Toyota” që kishte marrë me qira në momentin që në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri.

Babaj i ka mbijetuar sulmit dhe plumbat kanë arritur të shkaktojnë vetëm dëme materiale në mjet. Pas ngjarjes, ai ka lajmëruar policinë.

Ende nuk dihet se kush janë autorët e kësaj ngjarjeje apo shkaqet që mund t’i kenë shtyrë për të bërë këtë pritë. Pritet grumbullimi i pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së zonës për të hedhur më shumë dritë mbi autorët e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu