Zbardhen dy emra të tjerë të cilët kanë rënë pre e vjedhjes nga Rozeta Dobi: Ka vjedhur vetëm bizhuteri, jo para

0

Zbulohen dy emra të tjerë që kanë rënë pre e grabitjes së Rozeta Dobit, e cila punonte në banesat e tyre si pastruese.

Bëhet fjalë për shtetasit Leonard Ciko dhe Altin Dine. Këta të fundit kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja iu kishte vjedhur bizhuteri, por jo para.

Kujtojmë se Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi ndodhen pas hekurave nën akuzën e vjedhjes në banesën e ish-këshilltares së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj të një shumë prej 120 mijë eurosh.

Ndërkohë në banesën e saj u gjetën dhe mbi 400 mijë euro, që dyshohet se janë vjedhur në disa banesa të tjera ku ajo punonte si pastruese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu