Policia e Shtetit ka dhënë detaje nga megaoperacioni ku u lëshuan 15 urdhër arreste ku u ekzekutuan 12 prej tyre pasi u zbuluan disa ngjarje të rënda kriminale.
“Janë zbardhur 6 vrasje, 3 raste të vjedhjes me dhunë, kanosjes së punonjësit të policisë si edhe zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në tentativë.
Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim. Artan Tafani, dyshohet se ka kryer disa ngjarje kriminale, vrasje nga viti 2021-2023”- u shpreh Rrumbullaku.
Të arrestuar
Artan Tafani
Erisiana Abedini
Lulzim Spahia
Ligor Romaçka
Bujar Abedini
Bledar Berberi
Mariglen Topuzi
Enriko Xhahysa
Klea Xhafo
Idriz Manaj
Fatjon Veliu
Leart Haxhiu
Në kërkim
Lorenc Lala
Firdeus Berberi
Kristi Bizheku
Në një konferencë për mediat, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, Ajazi u shpreh se hetimet ende vijojnë dhe janë dinamike.
“Prokuroria ka zhvilluar hetimet për veprat penale, vrasje për gjakmarrje, armëmbajtje pa leje. Këto procedime i referohen dy ngjarjeve kriminale të ndodhura në vitin 2021. Janë administruar provat e plota që lidhen me autorët e dyshuar për këto ngjarje. Janë adminstruar prova edhe për disa ngjarje kriminale të ndodhura në disa qyetete. Autorët e dyshuar kanë vepruar për motive interesi. Më 27/09/2023 u lëshuan 15 urdhër arreste. Për të gjitha këto procedime, hetimet janë dinamike. Kemi fokus parandalimin e ngjarjeve kriminale, me qëllim vendosjen e autorëve para drejtësisë”, theksoi ai.