Zbardhet aksidenti i 25-vjeçares që humbi jetën në portin e Durrësit

0

Është zbardhur ngjarja e aksidentit të djeshëm në portin e Durrësit ku humbi jetën punonjësja e sigurisë Arkineda Haskasa, 25 vjeç.

Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë është vënë re se efektivja e policisë portuale ka qenë duke bërë check-in për të hapur traun dhe për shkak të shiut ka nxituar të kalojë nga ana tjetër, pa e kontrolluar rrugën.

Në këtë kohë, trajleri në lëvizje e sipër nuk e ka parë 25-vjeçaren dhe e ka marrë përpara.

Aksidenti me pasojë vdekjen e punonjëses 25-vjeçare ndodhi dje në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit Të Durrësit. Në pranga u vu shoferi F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë i cili do të përballet tashmë me akuzën për vrasjen aksidentale të 25-vjeçares Haskasa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu