SHKODËR- Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku mbeti i vrarë, Lulash Qepuri. Qepuri ishte bashkë me të birin në lokalin e tij, në momentin që një person i maskuar është afruar drejt tyre dhe ka qëlluar katër herë me shotgun. Plumbat kapën të moshuarin Qepuri, por djali i 74-vjeçarit mori armën dhe iu kundërpërgjigj me plumba autorit. Por, pasi personi që i qëlloi të atin i shpëtoi, lajmëroi policinë. ‘Më vranë babanë’, mësohet tu ketë thënë ai. Me mbërritjen e efektivëve dhe të auto-ambulancës, 74-vjeçari u nis drejt spitalit, por ndërroi jetë rrugës si pasojë e plagëve të marra. Në pranga është vënë dhe djali i Qepurit, pasi pas një kontrolli në lokal u gjet armë me të cilën u qëlloi autorëve, 262 fishekë, 111 kapsolla dhe kanabis. Në lokal janë gjetur 26 gëzhoja. I ndjeri Qepuri rezulton të ketë qenë një person me precedent penalë. 74-vjeçari në vitin 2011, asokohe 63 vjeç është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në lokalin dhe banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe fara kanabisi. Shkaku i vrasjes së tij mbetet mister, njësoj si autorët.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





