Zbardhet formulari që duhet të plotësojnë sfidantët e Bashës, zbulohet kushti i vetëm që…

0

Partia Demokratike ka hyrë në një proces zgjedhor të brendshëm, pas humbjes së zgjedhjeve të përgithshme parlamentare të 25 Prillit.

Zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike pritet të mbahen më 13 Qershor, ndërkohë që dy garuesit aktual të vetëshpallur janë kreu aktual i partisë Lulzim Basha dhe sfidanti Fatbardh Kadilli.

Teksa regjistrimi i kandidatëve vijon ende, PD ka bërë publik formularin të cilin duhet të plotësojnë personat që aspirojnë të  zgjidhen në krye të saj.

Në fud të formularit krahas vendosjes së gjeneraliteteve dhe eksperiencave personale, kandidatët duhet të deklarojnë se nuk kanë qenë pjesë e Byrosë Politike dhe të mos kenë mbajtur poste të larta gjatë regjimit komunist si: Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror ose gjyqtar.

Kushti që duhet të plotësojnë kandidatët:

Në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 a keni qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaҁme?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu