Banorët e Godoleshit thirrje për kontribute për të rregulluar rrugën. “Na mbeten qershitë pa shitur i vetmi burim të ardhurash”

0

 

Banorët e fshatit Bradashesh në Elbasan nuk presin dot më. Rruga e prishur rrezikon që të humbin prodhimin e një viti që mezi po e presin, atë të qershive.

Shkak për këtë bëhet rruga e prishur pasi tregtarët nuk mund të vijnë të blejnë prodhimin.

Pasi kanë njoftuar bashkinë dhe instanca të tjera, banorët e këtij fshati, por jo vetëm, kanë vendosur që ta rregullojnë vetë rrugën. Për këtë qëllim ata kanë bërë thirrje publike për të grumbulluar nga 1500 lekë për çdo familje si kontribut dhe me fondet e mbledhura do të nisin nga puna.

Ndër të tjera në thirrjen drejtuar banorëve (që është edhe si një peticion drejtuar bashkisë) theksohet se “ Kërkesa e këtij fshati, ose e banorëve, është për rregullimin e një pjese të kësaj rruge e cila ua ka vështirësuar qarkullimin me çdo lloj mjeti në çdo lloj kohe.  Një pjesë e kësaj rruge duhet të rregullohet patjetër këtë muaj për arsye të fillimit të kultivimit të qershisë si e vetmja shpresë për këta banorë punëtorë.  Ju bëjmë me thirrje të kontribuoni me 1500 lekë për çdo familje që kjo rrugë të mos jetë më problem për fshatin dhe për këdo që do të vijë në fshat…”.

Lidhur me këtë problem banorët e këtij fshati kanë protestuar disa herë dhe i kanë kërkuar pushtetit vendor që të vërë dorë. Madje në disa raste ata janë vetëorganizuar dhe e kanë rregulluar me kazma dhe lopata rrugën. Por tani kërkojnë që situata të zgjidhet njeherë e përgjithmonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu