Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Lezhë, ku 5 persona kanë abuzuar seksualisht me një të mitur 15 vjeçare.
Mësohet se kjo ngjarje e rëndë ka pasur si pikënisje, faktin që e mitura kishte kryer marrëdhënie seksuale me njërin prej dhunuesve. Sipas saj ka qenë e detyruar t’a bënte një gjë të tillë.
Më pas kanë nisur shantazhimet drejt saj nga 5 personat të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin zotëronin videon ku e mitura shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër.
E mitura dhe familjarët e saj ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike. Mbrëmë kanë bërë denoncimin në komisariatin e Lezhës për rastin në fjalë. Dhunuesit njiheshin me vajzën e mitur pasi banonin në të njëjtin fshat.
Sipas të dhënave të bëra me dije, shantazhimet kishin nisur prej kohësh, por në kohët e fundit, e mitura merrte kërcënime të vazhdueshme nga të pestë personat e përfshirë në abuzimin seksual.
Nga të dhënat e raportuara, mësohet se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe 17 vjeçari A.Gj.