Nis gjobitja e bizneseve që shesin në anë të rrugës/ Policia: Zbatojmë rregullat, shpëtojmë jetë

0

Policia Rrugore ka ndëshkuar me masë administrative 50.000 lekë një subjekt që kishte zënë një sipërfaqe rruge në kundërshtim me Kodin Rrugor, duke u bërë burim aksidenti. Ky aksion vjen menjehrë pas paralajmërimit që bëri kryeministri Rama, i cili tha se akush nuk do të tolerohet që bëhet burim aksidentesh me shitjen në anë të rrugës.

Në vijim të zbatimit të Plan-Operacionit për zbatimin e ligjshmërisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore “Zbatojmë rregullat, shpëtojmë jetë”, Policia Rrugore e Beratit ka konstatuar në rrugën Berat-Poliçan, një subjekt që kishte zënë sipërfaqen e rrugës me disa paleta guri.

Polica Rrugore ka ndëshkuar me masë administrative 50.000 lekë subjektin në pronësi të shtetasit I. L., për shkelje të nenit 15, pika 1 dhe 2, germa f, i cili ndalon të hidhen ose grumbullohen materiale në karrexhatë.

Policia Rrugore e Beratit do vijojë kontrollin e territorit dhe fton të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe disiplinimin e trafikut rrugor, ndryshimin e sjelljes së përdoruesve të rrugës, parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që bëhen burim i ngjarjeve rrugore dhe zbatimin e ligjshmërisë në të gjithë territorin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu