Zbulohen detaje të reja për arrestimin e ish-zyrtari i Komunës Austin Gjinit

0

LEZHË- Është arrestuar nga policia Agustin Gjini, ish-zyrtar i Komunës së Shëngjinit.

Gjini është akuzuar për korrupsion, pasi dyshohet se në kohën kur punonte në komunën e Shëngjinit ka kryer falsifikim dokumentash.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ditën e djeshme.

Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personave të tjerë te implikuar.

Agustin Gjini ka punuar ne komunen e shengjin ne periudhen 2011-2015.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu