Zbulohen emrat e kandidatëve të PS për qarkun e Elbasanit

0

Zbulohen emrat e kandidatëve për kryetar bashkie në qarkun e Elbasanit.

Burime brenda PS konfirmojnë se në Elbasan mazhoranca do t’i besojë kryebashkiakut aktual Gledian Llatja.

Në bashkinë Cërrik kandidon Andis Salla. Në bashkinë Librazhd Kastriot Gurra. Në bashkinë Përrenjas Nuri Belba. Në bashkinë Belsh rikonfirmohet për të pestën herë Arif Tafani.

Gramshi do t’i besohet përsëri Klodian Taçe ndërsa në bashkinë Peqin do të kandidojë Bukurosh Maçi kryetari aktual i PS në këtë bashki.

Burimi u shpreh se deri më tani këta kandidatë mbeten potencialë, por verdikti përfundimtar nuk është dhënë ende.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu