Janë zbuluar tre emrat e parë në listën e kandidatëve për deputetë të LSI për qarkun e Elbasanit. Ata janë Monika Kryemadhi, i dyti në radhë është Altin Toska dhe i treti Ermir Gjinishi.
Ndër emrat e tjerë të përfshirë në listë janë edhe Miranda Rira, Mimoza Trimi dhe Klaudia Krasnika. Megjithatë ende nuk dihet se cila është radha në listë e emrave të tjerë me përjashtim të tre emrave të parë.
Sipas deklarimeve të drejtuesve të fushatës të kësaj force politike, LSI synon 3 deri në 4 deputetë në qarkun e Elbasanit. Mandatin e kaluar LSI mori 2 deputetë në Elbasan. Por ky objektiv mbetet për tu parë pas zgjedhjeve.
Elbasani mbetet një nga qarqet më të nxehta pasi edhe PS ka bërë të ditur objektivin për të marrë 7-8 deputetë, PD mbi 7 deputetë ndërkohë që ambiciet janë rritur edhe për forca të tjera politike dhe parti të vogla që kanë “dyndur” drejt Elbasanit.