Zbulohet laborator droge në Fier. Arrestohen 15 persona. SPAK, DEA dhe Mali i Zi përgjuan grupin prej 3 muajsh

0

FIER- Zbulohet laboratori i kokainës në Fier. Laboratori është zbuluar në fshatin Fratar në qytetin e Fierit. Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Dea Amerikane dhe Policia e Malit të Zi. Si pasojë e operacionit të zhvilluar janë arrestuar 15 persona, katër prej të cilëve janë kapur në Tiranë.

Magazina është në pronësi të një prej personave të vënë në pranga. Në ambientet e magazinës janë gjetur 400 kilogramë pleh kimik i përzier me kokainë. Droga mendohet të ketë ardhur nga Mali i Zi. Në të njëjtin ambient janë gjetur dhe 2 kallashë, 1 shotgun dhe një çifte.

Ngarkesa me kokainë ka ardhur nga Kolumbia dhe përpunohej në magazinën në Fier ku dhe u gjet. Mësohet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), DEA dhe policia e Malit të Zi e mbanin prej tre muajsh nën hetim 15 personat që janë vënë sot në pranga.

Në magazinë është gjetur një sai prej 400 kg, kokainë e fshehur në thasë me pleh kimik si dhe armë zjarri. Më konkretisht janë sekuestrua dy kallashë, një shotgun dhe një çifte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu