Zbulohet një virus i ri në Kinë me origjinë nga minjtë, 35 të infektuar

0

Që nga viti 2018 dhe deri më tani, të paktën 35 persona janë infektuar me një virus të ri me origjinë shtazore në provincat kineze Shandong dhe Henan.

Sipas një grupi shkencëtarësh nga Kina dhe Singapori, të cilët botuan një artikull në ‘New England Journal of Medicine’, përgjegjës për infeksionin është një henipavirus (i quajtur Langya henipavirus, shkurtuar si LayV) që lidhet me disa raste febrile.

Njerëzit e infektuar kanë simptoma si ethe, lodhje, kollë, anoreksi, dhimbje muskujsh dhe të vjella.

Henipaviruset klasifikohen nga OBSH si një virus i nivelit 4 të biosigurisë. Ata mund të shkaktojnë sëmundje serioze te kafshët dhe njerëzit me shkallë vdekshmërie midis 40 dhe 75%, pra shumë më e lartë se koronavirusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu