Zbulohen detaje, si gjunjëzoi Badhok Pllanaj shefin e policisë në Shkodër: “Nuk i kam qit unë policët, të betohem që s’di gje”

0

Per herë të fundit emri i Bardhok Pllanajt u lakua në fund të 2020-ës, si një person i shpallur në kërkim për sulmin me armë ndaj banesës së policit A. P. Por Pllanaj, qëndroi në kerkimin policor vetëm 12 orë. Ai u paraqit së bashku me trë të tjerët të kërkuar si ai , me alibinë në dorë. Nuk kishte qenë në Shkodër , në çastet kur në drejtim të shtepisë së policit të Shqiponjave po zbrazej një karikator me fishekë. Keshtu që ai shpëtoi paq dhe çështja për sulmin për shkak të detyrës ndaj policit , edhe sot e kësaj dite mbeti pa zbardhur.

Në të vërtetë polici i Shqiponjave , u perplas me Pllanajt për një gjobë. Në 15 dhjetor kur ai guxoi të vendoste një gjobë, perpara fytyres ju perplas portreti i një të paprekshmi. Pllanaj dikujt i thoshte me zë të lartë ; çojeni ku të doni, hiqeni prej këtej nuk e dua këtë polic në Shkodër. Ai i tregoi madje mesazhin ku njëri ndër shefat përgjerohej: “Nuk i kam qit unë policët të betohem që sdi gjë”. Ky version tregohej ato ditë në policinë lokale, por mbetën vetëm fjalë. Nuk jam në gjendje të them zyrtarisht se çfarë ndodhi me policin, por me siguri duhet ta kenë zhvendosur në Akademinë e Sigurisë për të studiuar pak më teper.

Përplasja për gjobën ndodhi diçka mes datave 15 -16 dhjetor 2020. Sulmi me armë në datë 23 dhjetor . Por policia dhe prokuroria u gjet e papërgatitur të zbardhte nëse ky incident që i beri policet e thjeshtë të dridhen në Shkoder,  kishte lidhje me atentatin në shtepinë  e  të afërmëve të policit. Policët u përpëlitën nëpër tryeza duke fjalosur për kohët kur për të ruajtur policin zbritej në  kryq, pasi siç thoshte njëri ndër ta, ai  kishte qenë polic që me kohën e Kolonel Arben Zylyftarit, atëherë kur polici ruhej nga krimineli, por jo nga telefonata që do ti bëhej prej së larti.

Teksa bandat ndesheshin në këtë qytet me njëra tjetrën, Pllanaj vijonte biznesin e tij , duke ndërtuar haptazi në qytet një pallat shumë katësh. Prej 2013 , disa drejtorë policie u ndërrruan, dhe ndonëse këmbëngulnin se po zbatonin ligjin, asnjëri prej tyre , as drejtorë, zëvëndës drejtorë , shefa të krimit ekonomik nuk e  panë se si po mbinte një kërpudhë 10 katëshe. Kjo sylidhje përkonte me kohën kur në polici cep më cep të Shqipërisë përfundonte për ndërtim pa leje në burg dhe ndonjëri që i kishte lëvizur tulla e çatisë. Por Pllanaj shpëtoi lehtësisht , dhe hetimi i 2018  për pastrim parash për objektin e sekuestruar  u pushua. Se cfarë e bënte Pllanajn të fuqishëm , nuk u qartësua as kur nga hetimi për grupin e trafikantëve të Vilunit, të drejtuar nga një prokuror aktual në SPAK agjentët nuk mundën dot ta hapnin derën e makinës së dëputetit më të cilin ai po udhëtonte. Policët raportuan në atë kohë , se pasi ngritën një postbllok në Kamëz për ta kapur Pllanajn , deputeti nuk pranoi të hapte derën e makinës. Agjentët telefonuan prokurorin mbas 25 minutave përplasje me deputetin , por prokurori nga ana e tij thotë se ju kishtë thënë në telefon : zbatoni ligjin.

Edhe në këtë rast , megjithë përgjimet një vjecare për këtë trafik droge me skafe nga Velipoja, Pllanaj  doli i palagur , pavarësisht se në ate kohe raportohej për emra potencialë me të cilët 46 vjecari komunikonte.

Me nofkën Kumbari, për qytetarët e Shkodrës nuk donte shumë hetim të thelluar të kuptohej se diçka përfaqësonte ky shtetas, përderisa një lokal në këtë qytet nuk u arrit të mbyllej as gjatë pandemisë.

Për ata që njohin krimin në Shkoder , vrasja e tij në Dobrac konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme kriminale pas ekzekutimit të Edmir Kocisë, ndodhur në 2012.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu