Zbulohet skema/ La një sasi tritoli në oborrin e një banese, arrestohet 44-vjeçari

0

VORË- Një 44-vjeçar është vënë në pranga pasi ka lënë një sasi lënde plasëse në oborrin e një banese në Vorë. Sipas policisë, ai ka synuar që pronarin e banesës ta ngarkojë me përgjegjësi penale, për mbajtje të lëndës eksplozive.

Ka qenë vetë i arrestuari, i cili ka njoftuar strukturat e policisë për sasinë e tritolit, por skema e tij përfundoi pa sukses.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy kallëpe me tritol, së bashku me fitilin ndezës, dy detonatorë dhe veshjet që ka mbajtur autori gjatë vendosjes së lëndës eksplozive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu