Zbulohet skenari/ Kush është politikani që Putin po e bën gati të zëvendësojë Zelensky, është dërguar në Minsk dhe po i jepen instruksione

0

Në një kohë që lufta në Ukrainë vijon në ditën e saj të 7-të, mediat vendase kanë nxjerrë disa skenare, se çfarë ka ndërmend të bëjë lideri rus Vladimir Putin.

Sipas mediave vendase, Putin dëshiron të rikthejë Viktor Yanukovych si president të Ukrainës.

Yanukovych dyshohet se është në Minsk (kryeqyteti i Bjellorusisë) dhe Kremlini po përgatit një operacion për të zëvendësuar Zelensky me ish-presidentin e rrëzuar nga Revolucioni EuroMaidan në 2014, sipas burimeve të Ukrainska Pravda.

Vetë Zelensky derimë tani ka refuzuar çdolloj skenari për largimin nga vendi, apo braktisjen e detyrës së tij.

Shumë ukrainas, i kanë dalë atij në krah, ku në shumë qytete të vendit, popullsia civile është bërë barrikadë, për të ndalur pushtuesit rusë që të përparojnë.

Ideja e një qeverie kukull në Ukrainë, që do të komandohej nga Vladimir Putin është hedhur që në ditët e para të agresionit mbi Kievin. Sipas mediave dhe inteligjencës amerikane, Rusia synonte që të kapte institucionet shtetërore, në mënyrë që ti hapte rrugë tranzicionit të pushtetit.

Por me vendosmërinë që ka shfaqur Zelensky, planet e tyre duket se janë komplikuar disi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu