Zbuloni ç’thuhet për ju bazuar në grupin e gjakut

0

Ashtu siç ka njerëz që besojnë në horoskop dhe tek fakti që cilësitë e personalitetit bazohen tek shenja jonë e zodiakut, ka të tjerë që besojnë tek grupi i gjakut. Japonezët përshembull, në vend të horoskopit besojnë se personaliteti i dikujt përcaktohet nga grupi i tij i gjakut (Ketsueki cat).

Në Japoni, grupet e gjakut konsiderohen si përcaktuesi kryesor i personalitetit të dikujt. Diçka e tillë njihet me termin “Blood Type Personality Theory”. Edhe pse në thelb është thjesht diçka supersticioze, 29% e burrave dhe 45% e grave atje besojnë në një teori të tillë. Si i përkufizojnë ata personalitetet nisur nga grupi i gjakut?

Grupi i gjakut A

Shumica e japonezëve kanë grup gjaku A. Sipas kësaj teorie, shumica e njerëzve me këtë grup gjaku janë të organizuar, detajista, racionalë, të rezervuar, të edukuar, mund t’i besosh lehtësisht, janë të duruar dhe perfeksionistë.

Zakonisht përshkruhen si njerëz introvertë, të ndjeshëm dhe që stresohen lehtë nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit të tyre. Mendohen dy herë para se të bëjnë diçka dhe përpiqen të mos i shprehin hapur emocionet e tyre.

Grupi i gjakut B

Zakonisht këta njerëz njihen si pasionantë, të gëzueshëm, aventurierë, kuriozë, të shkujdesur, aktivë, krijues dhe fleksibël. Edhe pse shpesh i përshkruajnë si egoistë, njerëzit me këtë grup gjaku janë më të dashurit. Janë besnikë ndaj parimeve të tyre dhe marrin vendime lehtësisht. Nëse ndajnë mendjen për diçka, nuk dinë të ndalojnë.

Grupi i gjakut AB

Këta njerëz kanë një miks karakteristikash. Prandaj shpesh është e vështirë të përcaktosh me saktësi personalitetin e tyre. Mund të jenë ekstrovertë dhe introvertë në të njëjtën kohë. Një njeri i tillë mund të jetë njësoj i dhënë pas artit aq sa edhe pas shkencës. Janë njerëz ambiciozë, analizues dhe gjithmonë në kërkim të një mjedisi paqësor. Personaliteti i tyre konsiderohet unik duke qenë se njerëzit me grup gjaku AB janë të rallë.

Grupi i gjakut 0

Besojnë në vete, janë të vendosur dhe shohin gjithmonë anën pozitive të gjërave. Mund t’i besosh pa frikë pasi konsiderohen si njerëz shumë të përgjegjshëm. Janë të dhënë pas punës dhe indiferentë ndaj të tjerëve për shkak se janë të fokusuar tek vetja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu