Ze Gomesh vendos në minutën e 94′, Elbasani mposht Vorën dhe mbron kreun

0

ELBASAN – AF Elbasani ka siguruar një fitore dramatike ndaj FK Vora, duke triumfuar 1-0 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 16-të të Superiores.

Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 94-t, kur Ze Gomesh realizoi një gol spektakolar me parabolë, duke i dhënë tre pikë të arta verdhebluve dhe duke sjellë “hakmarrjen” sportive pas humbjes në fazën e parë ndaj skuadrës së drejtuar nga Arjan Bellaj.

Takimi u karakterizua nga ritëm i luftuar dhe pak raste të pastra shënimi, me të dyja skuadrat që kërkuan golin e avantazhit, por vendimtare rezultoi goditja e fundit e Elbasanit.

Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç mbron kreun e renditjes, duke u ngjitur në kuotën e 32 pikëve.

VORA 0–1 ELBASANI
Shënues: 90’+4′ Ze Gomesh