“Zemra ime është me ty”, mesazhi prekës i Beniadës pas ndarjes nga jeta të Bujar Nishanit

0

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani në moshën 56 vjeçare. Ajo ka treguar më herët që Nishani ishte kushëriri i babait të saj dhe me fëmijët e tij kishte një marrëdhënie shumë të mirë, veçanërisht me të bijën Fionën.

Beniada ka shkruar në Instastory: “Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani zemra ime është me ty”.

Kujtojmë që ish-presidenti i Shqipërisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19. Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu